Rama duket se po përgatitet të arratiset në një vend-azili të sigurtë

Demokracia në Shqipëria do të rivendoset në shinat e saj. Kjo dite po vjen me shpejtësi. Nuk është thjeshtë dëshirë. Kjo ditë lidhet me largimin e Ramës nga pushteti. Me bëmat e tij, të shtuara në javët e ditët e fundit, Rama po vrapon me shpejtësi drejt fundit të tij. Që sic po sillet të krijon përshtypjen se do të jetë jo shumë i ndryshëm nga ai autokratëve të tjerë të korruptuar.

Rama jo vetëm do të largohet nga pushteti ashtu sic ai ka filluar të ketë frikë, por edhe do të ndëshkohet shumë rëndë. Më rëndë se homologët e tij në Rumani, Kroaci dhe më së fundmi në Maqedoni. Shumë më rëndë sepse edhe zullumet që ka bërë janë disa qindra e deri mijra herë më të mëdha. Përndryshe banorët e lënë pa shtëpi, qytetarët e arrestuar se nga varfëria nuk paguanin dritat, nënat e djemve të arrestuar e të rrahur në komisariate, apo edhe deri “shpellarët” e ofenduar nuk do të mund të qetësohen nëse Rama dhe të gjithë zullumqarët që e rrethojnë nuk do të ndëshkohen.

Rama e ka kuptuar se ky fund po vjen dhe këtë frikë ka filluar ta shfaqë edhe me figurën e tij të shpërfytytuar por edhe me zërin e tij cakërdisur… por mbi të gjitha me fjalorin e hardisur…Po përplaset me të gjithë, jo vetëm me opozitarët, jo vetëm me kundërshtarët e vëndosur, por edhe me ish-miqtë e djeshëm apo edhe me ata që deri dje e kanë mbështetur fuqimisht, madje edhe për të marrë i vetëm timonin e tepsinë. 

Por nga frika e një fundi të tmerrshëm ai po përgatitet të arratiset. Shumë frikë ka më shumë nga ata që e kanë marrë peng dhe ai i ka tradhëtuar apo kanë kuptuar se është gati ti tradhëtojë. 

Ndonëse shumë i tronditur dhe i papërqëndruar, truri i tij i lodhur dhe i corientuar, punon vetëm për mënyrën sesi do të mund të shpëtojë nga ky qorroskak ku është futur nga i cili i duket se nuk del dot. Prandaj ka humbur gjumin, qetësinë dhe përqëndrimin. 

Në fakt ai duket se po studion, duke ndjekur me shumë vëmëndje rastin e fundit, “rastin Gruevski”, të gjitha rrugët e arratisjes së tij. Në mënyrë që arratisja të jetë sa më e sigurtë dhe vend-qëndrimi i azilit politik të jetë sa më i garantuar. 

Sepse e tmerrojnë qoftë ndëshkimi në Shqipëri qoftë opsioni i bredharakut  apatrid nëpër botë, sic i ka ndodhur këshilltarit të tij Sakashvili, të cilin e ka abandanour edhe Sorosi.

Shpresoj që qeverisja e ardhshme të mos lejojë as atë, dhe as zullumqarët pranë tij, të arratisen nga vëndi apo pronat e pasuritë e tyrë të paligjshme të fshehura brënda vendit apo në llogari off shore tju lihen ti gëzojnë. Duhen të gjitha tju konfiskohen të gjitha dhe tju kthehen qytetarëve. Pëndryshe zemërimi i qytetarëve do të bjerë edhe mbi ta, dhe ndëshkimi ndaj tyre do të jetë shumë i shpejtë dhe po aq i rëndë. 

Syri.net. 23 nëntor 2018