Leverkusen del nga kriza në Bundesligë, zhytet Shtuttgarti

Dy gola nga Kevin Volland në 15 minutat e fundit të sfidës ishin mëse të mjaftueshëm që Bayer Leverkusen të mposhte 2-0 Shtuttgartin dhe të largonte përkohësisht krizën duke u rikthyer te fitorja pas 2 humbjesh rresht dhe duke lënë kundërshtarin në vendin e fundit të renditjes në Bundesligë. 

Me këtë sukses “Aspirinat” u ngjitën përkohësisht në vendin e 10-të në kuotën e 14 pikëve.

Ishte një fitore e vuajtur për Bayer Leverkusen, edhe pse në çastet e fundit Lucas Alarios iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.