Franca vendos të kthejë veprat e artit të marra gjatë kolonive

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca do të kthejë 26 vepra arti të marra nga shteti perëndimor afrikan i Beninit në epokën koloniale.

Njoftimi i tij vijon pas një raporti të ekspertëve që rekomandon që thesaret afrikane në muzetë franceze të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Të 26 fronët dhe statujat u morën në 1892 gjatë një lufte koloniale kundër Mbretërisë së atëhershme të Dahomej.

Ata janë aktualisht në shfaqje në muzeun Quai Branly në Paris.

/Syri.net/