Gega nuk e dramatizon humbjen në Vlorë: Do korrigjohemi për derbin

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ishte i zhgënjyer për rezultatin në transfertën me Flamurtarin, por jo për paraqitjen e skuadrës së tij.

Në mikrofonin e Supersport, Gega e analizoi kështu humbjen 1-0 të të kuqve ndaj vlonjatëve.

Kur pëson i pari, Partizani e ka të vështirë të reagojë?

Është hera e parë që drejtoj Partizanin në Vlorë. Erdhëm për të fituar ndeshjen. E filluam pak të fjetur. Goli i pësuar erdhi për fajin tonë. Në pjesën e dytë bëmë të pamundurën me gjithë gabimet që ne kemi, por nuk arritëm të shënojmë. Humbëm kundër Flamurtarit, por nuk e kemi humbur besimin. Askush nuk është i kënaqur të kthehet në Tiranë pa pikë.

Derbi me Tiranën?

Është ndeshje tjetër. Flamurtari bëri të pamundurën. Shënimi i golit i dha mundësi të organizohet. Na zunë 2-3 në kundërsulm. Na mungoi finalizimi që ne e kemi problem. Jam i kënaqur nga dëshira nga përpjekja. Futbolli njeh dhe humbje. Jemi kryesues. Presim derbin që të korrigjohemi.

Harrohet që sonte kjo ndeshje?

Të premten kemi ndeshje. Sot është as profesionale dhe nuk është e rrugës të bëhet analiza. Mesazhi im për lojtarët është që kjo kaloi, iku dhe diçka që iku nuk kthehet. Gjatë javës do shikojmë gjërat që nuk kanë funksionuar. Do bëjmë analizën.