Guardiolës i shtohet një tjetër problem

Duket se problemet nuk do të kenë të mbaruar për trajnerin Pep Guardiola.

Pasi rikuperoi disa lojtarë të rëndësishëm për një fazë të rëndësishme të sezonit, tashmë trajneri spanjoll do të duhet të vuajë dëmtimin e mbrojtësit të krahut të majtë, Benjamin Mendy.

Lojtari do të duhet të qëndrojë larg fushave të blerta për plot 3 muaj pas një operacioni të bërë në gju në Barcelonë.

Francezi është rikthyer në Manchester ku do të vazhdojë edhe pjesën e rehabilitimit nga stërvitja.