FOTO/ Sandër Lleshi më në fund bëhet ministër

Sandër Lleshi, u betua sot para presidentit të Republikës Ilir meta, si Ministri i Ri i Brendshëm, duke pasuar në këtë post Fatmir Xhafajn.

Në një ceremoni të organizuar në presidencë, Lleshi u betua para presidentit për postin e ri, post të cilin e mori pasi ju dërgua emri për herë të dytë nga kryeministri Rama.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe deputetë të mazhorancës.