Aksident në Elbasan, makina përplaset me bordurën plagosen dy të rinj

Një aksident ka ndodhur sonte në aksin rrugor Peqin – Elbasan. Për pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në fshatin Murras. Burime zyrtare bënë me dije se A. S., 21 vjeç, banues në Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” me targa AA 396 UU, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë është aksidentuar i riu si dhe pasagjeri shtetasi me inicialet F. K., 25 vjeç. Pas ngjarjes, dy të plagosurit u transportuan në Spitalin e Elbasanit, ndërsa fatmirësisht ndodhen jashtë rreziku për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.