VIDEO / Zbardhen detajet e shpërthimit të automjetit në Vlorë, shoferi humb këmbët dyshimet për atentat

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një automjet tip “Benz” ka shpërthyer në hyrje të qytetit të Vlorës, pranë një karburanti.

Burimet bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit Agron Alushaj 40 vjeç, ka humbur këmbët dhe është në gjendje të rëndë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se automjetit i është vendosur një lëndë plasëse dhe se besohet për një atentat ndaj 40-vjeçarit.

Automjeti me targa AA 703 MG sapo kishte dalë nga një lavazh.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e këtij shpërthimi.