Shpërthen automjeti në Vlorë, plagoset rëndë shoferi. Emri

Një automjet ka shpërthyer në hyrje të Vlorës pasditen e sotme.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një karburanti dhe mësohet se drejtuesi i saj, Agron Alushaj,është plagosur rëndë.

Automjeti me targa AA 703 MG sapo kishte dalë nga një lavazh.

Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e këtij shpërthimi.