Prishtina e Mirel Josës ndalet pas 8 fitoreve radhazi

Janë luajtur ditën e sotme dy ndeshjet e vlefshme për javën e 16-të të Superligës së Kosovës.

Drenica ka arritur të marrë një fitore bindëse në shtëpi përballë skuadrës së Trepçës me rezultatin 3-0.

Protagonist në këtë sfidë ishte dhe lojtari Arsen Sykaj, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë.

Nga ana tjetër, Prishtina e Mirel Josës nuk ka arritur të dalë me fitore në transfertë përballë Ferizajt, duke ndaluar së fituari pas 8 ndeshjeve.

Kjo sfidë ka përfunduar në shifrat e barabarta 0-0. Ky është një shans i mirë për skuadrën e Feronikelit, e cila në rast fitoreje me ekipin e Dritës do të marrë vendin e parë.