FOTO/ E frikshme, QSUT-së i shembet suvaja, stafi ‘përshëndet’ me dy gishta

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në repartin e endokrinologjisë , në QSUT.

Suvaja e tavanit në korridorin e pavijonit ka rënë  duke rrezikuar jetën e pacientëve dhe stafit mjekësor .

Mjekët duke ironizuar investimin dhe “përshëndetur” me dy gishta, thanë se ajo që ndodhi ishte tejet e frikshme.

Reparti i endokrinologjisë ka rreth 30 shtretër dhe ndodhet te godina gjashtëkatëshe. Mësohet se nga incidenti  nuk ka persona të lënduar.