Gabimisht zbulohet fituesi i ‘Topit të Artë’, postimi fshihet pas disa minutash

“Transfermarkt” me një postim të fundit ka zbuluar fituesin e “Topit të Artë”.

Web i njohur gjerman, që mban dhe përllogarit statistikat kryesore të lojtarëve, trajnerëve dhe ekipeve të futbollit, ka “shpallur” Luka Modric si fituesin e “Topit të Artë”, shkruan SYRI.net.

Pas disa minutash, gjithçka është fshirë nga “Transfermarkt” i cili njihet për seriozitetin dhe saktësinë në statistikat rreth botës së futbollit.

Kujtojmë që “France Football” do të japë çmimin e më të miri më 3 dhjetor por tashmë emri pothuajse dihet pasi kroati shihet si favorit absolut ndaj rivalëve të tjerë.

Modric gjithashtu fitoi edhe çmimin e "Lojtarit më të mirë" nga FIFA.

Syri.net / Oldi Mele