Shkëmbi zjarri në një qendër tregtare, një i vdekur në Alabama

Serish të shtëna armësh por kësaj here në një qender tregatre në SHBA.

Një adoleshent ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, në prag të Black Friday.
Autoritetet thanë, që ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orë 21-30 në Galerinë Riverchase të Hoover, pranë Birmingham.

Sipas policisë një sherr mes dy adoleshentëve ka degjeneruar në një shkëmbim me armë zjarri. Një nga të rinjtë ka arritur të largohet por është përballur me dy policë. Kapiteni Gregg Rector ka thënë në një konferencë për shtyp që një nga policët ‘ka hapur zjarr kundër tij’ dhe djali ‘ ka vdekur në vend’.