VIDEO/ Basha ndërkombëtarëve: Pse heshtni?! Nuk vini për të pirë verë këtu

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka sfiduar ashpër sot, organizatatat ndërkomëbtare që veprojnë në Shqipëri, që po heshtin përballë konfliktit të madh që qeveria ka krijuar me banorët e Unazës së Re.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Europës dhe të gjithë botës, të  cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standard të mirëqeverisjes dhe të shtetit ligjor.

Ku jeni? Për çfarë pune paguheni? Për çfarë jeni këtu? Për të bërë pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta? Për të na treguar sa e mirë është vera shqiptare?!

Ja ku e kemi mirëqeverisjen, sundimin e ligjit ja ku e keni, ja ku e keni reformën në drejtësi: Një kryeministër harbut dhe hajdut që shkel Kushtetutën, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë dhe gra!

Pse? Për të vjedhur. Vjedhja është e hapur, është në sytë tuaj dhe cënon çdo standard ndërkombëtar të prokurimeve ndërkombëtare.

Pse heshtin? Heshtja ju bën bashkëfajtor. Heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve!” theksoi Basha.