‘2 mijë euro 1 centimetër katror’, fakte skandaloze për vjedhjen e Ramës tek Astiri

Kreu i PD-së, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu ka dhënë fakte skandaloze për vjedhjen që Edi Rama kërkon të bëjë tek Astiri.

Sipas Bashës, 2 mijë euro metri katrorë është vjedhja që Edi Rama po bën tek Astiri.

Sipas kreut të opozitës, kjo është një vjedhje e drejtpërdrejtë dhe e negociuar nga vetë Edi Rama.

Pjesë nga deklarata e Lulzim Bashës:

Tragjedinë që po ndodh me 300 familje që kërcënohen me prishje të paligjshme nga Edi Rama. Kjo është një vijë e kuqe që kërcënon vatrën e çdo shqiptari. Faktet janë të rënda, nuk ka nevojë për interpretim.

Afera e Unazës së Madhe është një vjedhje e hapur dhe e negociuar direkt nga Edi Rama në dy kompenentë:

Nga rrëmbimi i taksave tuaja dhe rrëmbimi i pronave të gati 317 pronave të familjeve që do të prishen në kundërshtim me ligjin.

2mijë euro për 1 cm: ky është çmimi me të cilin Rama po vjedh paratë tuaja, paratë e taksapaguesve shqiptarë.