Nuk ka dyshime, Ibrahimovic transferohet te ky klub i madh!

Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Serie A.

Tifozët e futbollit italian do të kenë mundësi të shohin sërish në ligën e tyre Zlatan Ibrahimovicin.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat përtej Adriatikut, Milan ka arritur marrëveshje me sulmuesin 37-vjeçar që momentalisht është pjesë e LA Angles në MLS amerikane.

Transferimi do të kryhet gjatë merkatos së janarit ndërsa Ibrahimovic do të firmosë kontratën 6-mujore me klubin kuqezi.

“Sportmediaset” zbulon se Ibrahimovic do të përfitojë plot 2.8 milionë euro gjatë qëndrimit në "San Siro".