FOTO/ Adelina Tahiri publikon foto me bashkëshortin,Olti Curri thumbon këngëtaren

Këngëtarja shqiptare Adelina Tahiri  e cila pas lindjes së djalit, ka nisur të publikoj më shpesh në profilin e saj në Instagram foto dhe video krah bashkëshortit, të cilin deri tani e kishte mbajtur larg syrit të publikut.

Së fundmi ajo kishte publikuar një foto me Serjozan, ku kishte përdoru filtrat e Instagramit.

Fotoja më pas është shpërndarë në rrjete sociale ku shkruhej’ Adelina me bashkëshortin’.

Mirëpo blogeri i njohur Olti Curri e ka thumbuar keq këngëtaren në koment duke u bazuar tek filtri i Instagramit si makeup mbi fytyrën e Serjozas.

’Kush është bashkëshorti këtu’ ka shkruar Olti Curri në koment.