A do largohesh nga Barça? Rafinha zyrtarizon vendimin për të ardhmen

Pavarësisht ofertave të shumta në drejtim të tij, Rafinha dëshiron të qëndrojë tek Barcelona.

Pavarësisht se 25-vjeçari nuk po merr minutat e mjaftueshme nga Valverde ai e ka idenë e qartë për të ardhmen, shkruan SYRI.net.

"Jam një lojtar 100 % i Barcelonës. Jam i fokusuar dhe i përqendruar tek skuadra ime. Do të bëj maksimumin për të fituar besimin e trajnerit që të jem pjesë e formacionit titullar”, u shpreh ai duke kërkuar më shumë tek vetja.

Braziliani i cili një sezon më parë luajti i huazuar tek Interi, nuk ka aspak ndërmend të largohet sërish nga “Camp Nou”.