Interi me 3 mungesa të mëdha për duelin e fundjavës në Serie A

Luciano Spalletti pritet të ketë 3 mungesa të rëndësishme për duelin e fundjavës kundër Frosinones.

Fillimisht u lëndua Sime Vrsaljko ndërsa sot edhe braziliani Dalbert ka pësuar një lëndim muskulor.

Mungesa e tretë për Interin do të jetë mesfushori kroat Marcelo Brozovic, i cili u ndëshkua me karton të kuq në duelin ndaj Atalantas.

Kujtojmë që të mërkurën Interi do të ketë një përballje “jetike” në Champions League përballë Tottenhamit.

Çdo rezultat përveç humbjes Interit i siguron kualifikimin në fazën me eliminim direkt.