Mourinho kërkon ‘yllin’ nga Serie A

Manchester United është hedhur në sulm për të nënshkruar me “yllin” e Romës, Kostas Manolas.

Sipas së përditshmes italiane, “Corrierre dello Sport” Kostas Manolas është opsioni i fundit në mbrojtje për Manchester United, ndërsa operacioni mund të finalizohet gjatë merkatos së janarit, shkruan SYRI.net.

“Djajtë e kuq”, mbeten në treg për të blerë mbrojtës dhe greku ka një klauzolë lirimi me vlerë 31.5 milionë sterlina.