Shuhet greva e urisë në burgun e Burrelit, zbulohet 'shefi'

Greva e 18 të dënuarve të Burgut të Sigurisë së Lartë në Burrel është mbyllur mëngjesin e djeshëm pasi Drejtoria e Burgjeve i shpërndau organizatorët ën burgje të tjera.

Kryetari i grevës së urisë ishte një nga grabitësisht e bandës së Babagjyshëve, që grabiste qendrat e mëdha tregtare, Ilir Kupa. Grevistët nuk pranuan të hanin më ushqimin e burgut, që ishte sipas tyre, i pangrënshëm pasi përmbante miza dhe krimba.

Bashkë me 17 të dënuar të tjerë ai u transferua në një institucion tjetër; vendimin e mori kreu i Përgjithshëm i Burgjeve, Stefan Çipa, që verifikoi kushtet e këqija të jetesës në këtë instititucion, lagështirën, cilësinë e ushqimit etj..

Në këtë kudër kanë nisur punimet  për izolimin e taracave dhe mureve nga lagështira dhe përmirësimin e kushteve të ajrimit për të dënuarit me 25 vjet e sipër.