Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

TOKIO – Carlos Ghosn, drejtori i aleancës “Renault-Nissan” i zgjatet paraburgimi, pas dyshimeve për mashtrim financiar.

PRAGË – Kryeministri çek Andrej Babis, përballet me një votëbesim.

ROMË – Forum europian për reduktimin e rreziqeve në lidhje me katastrofat natyrore.

ROMË – Zhvillohet edicioni i katërt i Dialogut të Mesdheut, që mbledh përgjegjësit e lartë të Europës dhe të Lindjes së Mesme.

NJU-JORK – Vazhdon procesi ndaj trafikantit meksikan të drogës “El Chapo”.

HAVANA – Vizitë zyrtare e shefit të qeverisë spanjolle, Pedro Sanchez e para që prej më shumë se 30 vite.

PEKIN – Anëtarët e Këshillit të Sigurimit në OKB zhvillojnë një turne në Kinë. /Ata.gov.al/