VIDEO/ Dogjën mallrat serbe në mes të Prishtinës, lirohet lideri i ‘Plisave’

Policia e Kosovës kishte njoftuar se kishte arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se janë përfshirë në djegien e mallrave serbe në sheshin “Skendërbeu” në Prishtinë.

Ndërkohë aë, grupi I tifozve nga Prishtina, “Plisat”, kanë postuar një video në faqen e tyre në Facebook, duke djegur këto produkte e duke bërë thirrje për bojkotim të produkteve serbe.

Flora Ahemti, zëdhënëse për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, ka thënë se dy të arrestuar janë liruar me urdhër të prokurorit.

“Rreth orës 19:30 është raportuar për një zjarr në sheshin ‘Skënderbeu’. Në vend të ngjarjes ka dalë, njësiti policor dhe zjarrfikësit. Zjarri është lokalizuar menjëherë. Lidhur me këtë ngjarje janë shoqëruar në stacion policor dy persona, të cilët pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar”, ka thënë Ahmeti.

I arrestuar ishte lideri i “Plisave”, Albert Kastrati dhe një tjetër.