FOTO/ Klaudia Pepa zbulon me shumë detaje nga skena e ‘Këngës Magjike’ dhe ka diçka për të thënë

Këtë vit do të mbahet edicioni i 20 i ‘Këngës Magjike’ ku prezantues do të jënë Ardit Gjebrea,Bora Zemani dhe balerina e njohur Klaudia Pepa.

Lajmi për pjesëmarrjen e balerinës u konfirmua të dielën e 4 nëntorit gjatë emisionit ‘E diela shqiptare’.

Balerina përveç se do të jetë si prezantuese ajo do të shoqërohet dhe nga 12 balerinë profesionistë të ‘Mediasetit’.

Ndërsa ditën e djeshme Klaudia ka publikuar në profilin e saj në Instastory në video ku shihet teksa punohet në skenën e cila  duket se do të jetë një skenë e mahnitshme.

Balerina bukuroshe ka etiketuar Ardit Gjebrean në këtë foto dhe thotë që është shumë entuziaste.