Studimi/ 1 në 4 femra vuan nga sëmundjet mendore

Pothuajse një në katër femra të reja ka një sëmundje mendore, me probleme emocionale, si depresioni dhe ankthi,  tregojnëshifrat për Anglinë.

Raporti zyrtar i NHS-së gjeti vajzat e reja të moshës 17-19 vjeç kishin dy herë më shumë gjasa që të kenë probleme, me 23.9% që raportonin një çrregullim.

Problemet janë më pak të zakonshme në grupmoshat më të reja, por janë në rritje, megjithëse ngadalë, përcjell syri.net.

Në fëmijët e moshës pesë deri në 15 vjeç, një në nëntë kishte një çrregullim, nga një në 10 kur shqyrtimi ishte bërë 13 vjet më parë.

Gjetjet bazohen në një sondazh të më shumë se 9,000 të rinjve.