'Ronaldo është një model dhe po jep gjithçka me Juventusin'

Mbrojtësi i krahut, Mattia De Sciglio ka shprehur admirim për Cristiano Ronaldon.

 “Cristiano Ronaldo është një model për profesionalizëm dhe po jep gjithçka që nga dita e parë kur u transferua në Juventus. E shoh atë të stërvitet si një profesionist, çdo ditë. Ai gjithmonë bën më të mirën” ka thënë 26 vjeçari për “Sky Sports”.

Ronaldo këtë sezon me Juventus ka regjistruar 12 paraqitje në Serie A dhe 3 të tjera në Ligën e Kampionëve.

Ai ka realizuar nëntë gola në total.