Të gjithë flasin për Alba Hoxhën dhe Albi Nakon, por Ermali ia punon me një FOTO këtij të fundit

Albi Nako së fundmi gjendet në qendër të vëmendjes së mediave rozë e kryesisht për një lidhje të mundshme me balerinën Alba Hoxha.

Ndërkohë që koreografi mund të përpiqet t’u shpëtojë mediave rozë, sigurisht nuk mund t’i shpëtojë dot postimeve plot humor të Ermal Mamaqit.

Në Instastories Ermali ka postuar një foto ku Albi duket mjaft i ri me një veshje që na kujton xhindin e Aladinit.

“Hë e gjeni kush është?” ka shkruar Ermali mbi foto.

E ndërkohë që në pamje të parë u habitëm, menjëherë arritëm të dallonim se ishte pikërisht Albi Nako disa vite më i ri.