FOTO/ Tahiri i drogës, sot shqetësohet për ligjin

Nuk ka munguar sot edhe një reagim i ish-ministrit të Brendshëm, njeriut që kanabizoi Shqipërinë, Saimir Tahiri.

E pikërisht ky njeri, i njohur edhe si ministri i drogës, sot është shqetësuar për ligjin.

Ligjin që vetë Tahiri kush e di sa herë e ka shkelë me të dyja këmbët.

Njeriu që brenda një kohe të shkurtër, e ktheu Policinë e Shtetit në polici kanabisi dhe që vuri po këtë polici në shërbim të kushërinjve të tij Habilaj, për trafik droge, sot shqetësohet për Policinë e Shtetit.

Mesa duket deklaratat e sotme të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës e paskan prekur shumë njeriun që ambasada e SHBA në Tiranë e vë në një rresht me Emiljano Shullazin.

E sot ky njeri del e flet për ligj.