Lotët e krokodilit për gishtat e Inës së gjorë…

Sot edhe shqiptari i fundit që nuk kishte dëgjuar e mësuar se në Tiranë ka një protestë që zgjat prej 19 ditësh nga 350 familje e mësoi.

Dhe për të ndodhur kjo, mendoi vetë Rilindja.

Po e njëjta që prej 19 ditësh ka futur terrorin e shkatërrimit të jetës në mendjen e të paktën 1200 shqiptarëve, përmes shembjes së banesave. Dhe jo vetëm kaq, për këtë u desh edhe një protestë e dhunshme në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, një përplasje titanike mes grave, burrave, të rinjve e fëmijëve të ASTIR-it dhe forcave të policisë.

Jo vetëm kaq.

Për këtë u nevojit që një vajzë 24-vjeçare, oficere policie (Ina Nuka) me 450 mijë lek rrogë të linte 2 gishtat e dorës së majtë si pasojë e një shashke pa autor të hedhur drejt saj në kulmin e tensionit.

Ngjarje e rëndë po aq sa e panevojshme, sa edhe e pashmangshme në këto lloj situatash fatkeqësisht. Gurët, të shtyrat, kapsollat dhe flakadanët janë pjesë e natyrshme e një proteste që nuk kërkon të rrëzojë LEGJITIMITETIN e Edi Ramës, por synon ta zgjojë qeverinë nga turravrapi për të grabitur milionat e taksave të të njëjtit popull të cilin po e nxjerr edhe nga shtëpia pa i dhënë asnjë cent.

Ai që vendos vija të kuqe ndërsa i heq vetes vija të bardha, është më i fundmit njeri në këtë tokë duhet të derdhë lot krokodili për gishtat e Inës së gjorë. Ata që janë dergjur sot portaleve e ekraneve që nuk bëzajnë për protestën e banorëve të ASTIR-it, dhe flasin qajnë e qurraviten për gishtat e Inës së gjorë janë të fundmit po aq që duhet të përmjerrin të bardhë mbi të zezë për të një dramë si e banorëve ashtu edhe Inës, për të cilën as nuk u ha fare.

Propaganda bajate e me gishtat e Inës së gjorë, janë lëndimi që po i bëhet të po të njëjtës edhe më shumë edhe më turpshëm, edhe mizorisht aty për aty. Sa në vrapimin e Sandrit tek spitali, sa në ngrysjen e pështirshme të Edi Ramës po aty, e po aq edhe të ish ushtarit të Fatmir Xhafës në krye të Policisë së Shtetit natën vonë si kofini pas të vjelit po atje.

Sot gishtat e Inë së gjorë, janë shembulli i dëmit kolateal që shkakton qeverimi shkatërrimtar i Edi Ramës. Qeverim në të cilin, policët humbasin gishtat në përplasje me popullin që nuk di ku të përplasë kokën.

Sundim ku shqiptarët po varfërohen ndërsa klientët e Edi Ramës po pasurohen. Sundim ku çmenduria nuk ka kufi, dhe qeveria nuk e ka për gajle të paguajë 40 milionë euro shqiptarësh për të 2 kilometra asfalt, ndërsa krenohet po të njëjtit se ai (Edi Rama) nuk ka për të abuzuar me paratë e tyre tu dhënë një strehë tjetër 350 familjeve që i quan ZAPTUES.

O Zot!... A ka turpi, turp?

A ka tmerri një fund?

A mundet që propaganda të shitet kaq trashë, dhe ata që e tregtojnë ta servirin si qesim?

Me Rilindjen, të gjitha këto pyetje kanë vetëm një përgjigje. E keqja s’ka fund. E sotmja nuk ishte një ditë triumfi as për banorët e as për opozitën. Një shqiptare e jona, humbi gjak e mish.

Jo për të mbrojtur shqiptarët, as për të mbrojtur ligjin. Sot humbëm të gjithë.

Po, po humbëm një mundësi për ta tërhequr zvarrë arkitektin e së keqes, i cili pati pafytyrësinë  që ndërsa na ka marrë peng pretendon se po na garanton lirinë.

Po ai që në 2013, me të njëjtën pafytyrësi  si sot pasi i cilësoi si zaptues, u premtonte banorëve të ASTIR-it se banesat e tyre jo vetëm që nuk do ti shembë njeri, por duheshin legalizuar që të mos ishin kapital i vdekur.

Ja për këtë lloj krokodili po flasim….