Lubonja: Rama grabitësi i pronave, banorët duhet të protestojnë

Analisti i njohur Fatos Lubonja, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, si grabitësin e vërtetë të pronave të shqiptarëve.

I ftuar në emisionin ‘Të Pakespozuarit’, Lubonja tha se banorët duhet të protestojnë në prokurori te Arta Marku sepse ajo ka lidhje me Hysajt, pronarët e firmës që ka marrë përsipër realizimin e projektit të Unazës së Madhe.

Më tej Analisti tregoi se firma e “Hysaj është e akuzuar në prokurori.

“Thelbi i çështjes është policia, prokuroria parlamenti janë një bandë e përbashkët për të grabitur njerëzit.

Kryeministri del e thotë se këta njerëz kanë grabitur tokat por e vërteta është se i kanë blerë me lekë është ky ai që po grabit pronat.

Kryeministri i quan banorët grabitës por në të vërtetë është ai. Banorët duhet të protestojnë në prokurori të shkojnë e ta nxjerrin nga zyra. Ajo ka lidhje me ata Hysajt, që janë të akuzuar ndërsa Rama po i fut në tendera. Firma e tyre është e akuzuar.