Basha i bindur/ Rama do vrasë për pushtet, por djali i vogël i shkon në Gjermani

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sonte në emisionin “Të paekspozuarit”, duke adresuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qeverisja e Ramës me kriminelë, është bërë rrugë, dhe se shtëpitë e unazës po prishen që të pasurohet vila e Surrelit. “Ai është gati të bëjë gjithçka për pushtet, jo vetëm të vjedhë por edhe të vrasë”, shtoi Basha.

“Djali i  vogël i Ramës shkon në Gjermani me paratë e vjedhura të babait. Gjysma e parave të rrugës shkon në xhepat e Eid Ramës.

Kompania është në off shore. Projekti nuk është projekt zhvillimi, por është një projekt i Edi Ramës, jo i qytetarëve.

Shtëpitë e unazës po prishen që të pasurohet vila e Surrelit.

Ai është gati të bëjë gjithçka për pushtet, jo vetëm të vjedhë por edhe të vrasë.

Banorët janë në të drejtën e tyre, kushtetuta ua jep këtë të drejtë, për strehim.

Ndryshimi korruptim i ligjit në vitin 2015, që certifikoi urbanizimin, pastaj legalizimin, këtë e bëri për ti hapur rrugë kësaj afere.

Nuk mund tu merret banesa banorëve pa shpronësim.

Qeverisja e Ramës me kriminelë, është bërë rrugë.

Të respektohet e drejta e banorëve për pronën. Afera 40 milionë euro,nuk e justifikon koston e rrugës.

Ligji u jep atyre të drejtën për shpronësim, edhe kur janë në proces legalizimi.     

Kjo kontratë dhe të tjera do të jenë objekt i ligjit antimafie. Biznesmenëve nuk do tu japim asnjë lekë,                    kur të vërtetohen që këto kontrata janë afera korruptive”, u shpreh Basha.