Buffon pritet të luajë si titullar në duelin 'jetik' në Champions League

Gianluigi Buffon do të luajë si titullar në portën kundër Liverpoolit në duelin jetik për Champions League.

E përditshmja franceze “L’Equipe” shkruan se veterani italian lë në stolin rezervë portierin Alphonse Areola, shkruan SYRI.net.

Pas performancës së mirë në ndeshjet e fundit, Buffon e ka fituar vendin e titullarit dhe tekniku i PSGs-së pritet t'i besojë eksperiencës në një ndeshje aq shumë delikate.

Kujtojmë që PSG-ja po vuan mungesën e Neymarit dhe Mbappes të cilët janë dëmtuar me përfaqësueset respektive.

Syri.net / Oldi Mele