VIDEO/ Skënderbeu pret si hero 'yllin' kosovar pas suksesit në Ligën e Kombeve

Fidan Aliti luajti pa u zëvendësuar fare në dy ndeshjet e fundit të Përfaqësues kosovare.

Pas kualifikimit në Ligën e Kombeve me Përfaqësuesen e Kosovës, Fidan Aliti është pritur si hero te klubi i Skënderbeut, shkruan SYRI.net.

“Urime Fidan Aliti. Ai bashkohet sot me ekipin pas suksesit në National League”, shkruan faqja e klubit korçar në Facebook.

Fidan Aliti së bashku me Amir Rrahmanin, ndaj Maltës dhe Azerbajxhanit, nuk lejuan që Kosova të pësonte gol.