Deputete e LSI thirrje grave shqiptare: Ka ardhur koha për revolucion, të mbrojmë familjen nga kjo qeveri

Deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nora Malaja dhe Kejdi Mehmetaj, kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me Lëvizjen e Gruas në Lushnje. Gjatë takimit ato ju kanë bërë thirrje grave që të bashkohen dhe të luftojnë kundër kësaj qeverie, për të mbrojtur familjet dhe fëmijët e tyre nga kjo e keqe.

Sipas deputeteve të LSI-së, kjo qeveri po i zhyt shqiptarët në borxhe dhe po largon të rinjtë shqiptarë nga vendi, për këtë arsye ka ardhur koha për të bërë revolucion.