Doda në Syri.net: Kjo qeveri është ilegjitime, e solli krimi në pushtet

E ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ishte deputetja e PDIU, Mesila Doda, tha se kjo qeveri ëhstë ilegjitime.

Sipas saj Rilindja erdhi në pushtet me votat e bandave, dhe jo të qytetarëve. Ndërsa shtoi se kjo qeveri nuk ka oferta të majta për qytetarët, pasi edhe vetë socialistët janë në opozitë si gjithë shqiptarët.

‘Rilindja është bandë. Socialistët janë në opozitë si gjithë ne të tjerët. Po vërtetohet çdo ditë se ata kanë ardhur në pushte me votat e bandave. Ata kanë ardhur në pushtet në mënyrë ilegjitime. Kur vjen në pushtet një qeverisje e tillë, nuk kanë më detyrim ndaj shqiptarëve por kanë detyrime ndaj bandave. Ajo që ka ndodhur në Durrës është rasti më i pastër se si ka ardhur në pushtet kjo qeveri’, tha Doda.