Ëndërron të luajë me Barçën, por talenti e thotë troç: Ronaldo më i miri në botë!

Patrick Kluivert ëndërron që një ditë të luajë për Barcelonën por ai ka idhull Cristiano Ronaldon.

Djali i legjendës së Barcelonës, Patrick Kluivet u transferua gjatë kësaj vere nga Ajaxi në Romë, mirëpo ëndërron që të luajë një ditë për klubin katalonas, shkruan "Football-Italia", raporton SYRI.net.

Në një intervistë për “Sport”, Justin Kluivert e pranon se që fëmijë deri në ditët e sotme është frymëzuar nga shembulli i Cristiano Ronaldos.

"Unë jam shumë i lumtur, jam duke shijuar këtë përvojë çdo ditë," u përgjigj Kluivert.

"Liga është e vështirë, por ju bën një lojtar më të mirë. Babai im, [Patrick] ma ka thënë këtë.

"Ai ishte modeli im i rritjes, pa dyshim, por edhe që fëmijë deri sot jam frymëzuar nga Cristiano Ronaldo. Ai jeton me futbollin dhe me sportin. Ësëhtë shembull për tu marrë nga të gjithë pasi me punë mund të bëhesh lojtari më i mirë në botë.

"Gjuha italiane është e vështirë, por unë mendoj se brenda një muaji do ta mësoj", përfundoi ai.

/ Syri.net / Oldi Mele