Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Renato Mekolli s’qenka gjë! Moderatori shqiptar ‘nxehet’ me të ftuarin dhe thyen ‘çdo gjë’

Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, bëri jehonë në media si një nga njerëzit më të komentuar nërrjete sociale për shkak të sjelljes në emisionin e gatimit që drejton, ku nuk kanë munguar sherret me konkurrentët.

Ai është kritikuar disa herë, por edhe është imituar dhe imitimi i radhës ka ardhur nga moderatori i njohur Florian Agalliu në emisionin e mëngjesit që drejton në të njëjtin televizion.

Erjon Merdini ishte duke gatuar dhe Flori kërkoi menjëherë ndërprerjen e emisionit, duke bërtitur dhe filloi të thyente pjatat. Fillimisht ish-konkurrenti te emisioni i Renatos nuk e kuptoi çfarë po ndodhte dhe me qetësi e pyeti moderatorin se ç’kishte.

“Qetësohu o plak” – dëgjohej teksa i thoshte Erjoni Florit dhe vazhdonte të gatuante.

Pas pak Flori nuk e mbajti dot të qeshurën dhe i tha se kjo ishte thjesht një shaka, ndryshe nga shef Renato që bërtet seriozisht.

View this post on Instagram

Hells' Kitchen në @topchannelalbania ndryshon orarin e transmetimit? Jo! Konkurrenti i eleminuar Erjon Merdini, i ftuar nesër @neshtepinetone vihet në lojë nga @florianagalliu ???? #TopChannel #nështëpinëtonëtch

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on