FOTO/ Këngëtarja shqiptare pranon propozimin për martesë nga fansi

Duket se tashmë fansat kanë mundësi që nga Instagrami të martohen me të preferuarat e tyre.

Kështu të paktën lë të kuptohet këngëtarja Arta Memedi, e cila duket se ka pranuar një propozim martese që i është bërë.

Asaj i ka propozuar një fans përmes pyetjeve në instastory.

Arta u është përgjigjur disa prej pyetjeve që ia kanë parashtuar ndërsa ka pranuar propozimin për martesë që i bëri dikush prej tyre, duke shkruar poshtë pyetjes: "Thashë PO".