Prokuroria nis hetimet ndaj protestuesve, por harron policët

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas protestës së sotme para parlamentit, ku pati të plagosur nga radhët e policisë dhe banorëve. Një grup prokurorësh kanë shkuar në Spitalin e Traumës për të marrë në pyetje policët e lënduar. Po kështu janë kryer veprime hetimore edhe në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake, mësohet se objekt hetimi do të jenë vetëm protestuesit,  ndërsa është harruar nga organi i Prokurorisë, dhuna e Policisë.

Prej 19 ditësh banorët e zonës së “Astirit” në Tiranë kërkojnë dëmshpërblim për banesat që do t’u prishen për zbatimin e projektit të Unazës së Re.