Nuk u mor në Botëror, Nainggolan jep deklaratën e fortë për Kombëtaren e Belgjikës

Radja Nainggolan ka befasuar me deklaratën e tij për të ardhmen te Kombëtarja e Belgjikës.

Mesfushori i Interit ka thënë se ai nuk do të kthehet më te Belgjika.

“Nuk do të kthehem më te Kombëtarja”, tha fillimisht mesfushori belg.

“Unë e kam thënë se nëse nuk shkoj në Kupën e Botës, nuk do të luaj më, jam njeri i fjalës. Nëse ata e ndryshojnë trajnerin në vitet e ardhshme, përgjigja ime do të jetë sërish jo. Kur e vendos diçka në mendjen time, atëherë ajo qëndron aty.

Sa herë që zhvillohen ndeshjet e kombëtareve, unë marr katër apo pesë ditë pushim, ndaj jam shumë i lumtur, pasi jam më afër familjes”, ka shtuar më tej Nainggolan.