Absurdi: Policia hajdute është e ligjshme, qytetarët janë shpellarë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ditën e sotme pas dhunës që policia ushtroi ndaj protestuesve, që kërkojnë vetëm të drejtat  e tyre.

Me një status në Facebook, Manjani e cilëson absurd faktin që qeveria që vjedh qenka e ligjshme, por qytetarë janë barbarë.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Absurd & keqardhje

Qeveria që rrëmben pronën private dhe vjedh paratë e taksave qenka ‘legjitime’, ‘e ndershme’, ‘qytetare’!

Njerëzit që mbrojnë veten dhe pronën nga grabitja, qenkan ‘të paligjshëm’, ‘barbarë’ apo ‘shpellarë’!

Pa dyshim ndjehem i keqardhur për viktimat e përplasjeve fizike sot para parlamentit. Për policët, në mënyrë të veçantë që detyrohen të mbrojnë hajnat!!!