FOTO/ Hailey feston ditëlindjen e parë si e martuar dhe Justin i ka përgatitur një suprizë

Modelja Hailey Baldwin feston 22 vjetorin e lindjes e cila përkon me ditën e falënderimit (festë tradicionale në Sh.B.A)  dhe është hera e parë që ajo e feston si e martuar.

Bashkëshorti i saj Justin Bieber i cili është shumë i dashuruar me Hailey ka përgatitur një suprizë për bashkëshorten e tij.

Sipas ‘Hollywoodlife’ çifti do ta festojnë me familjen e modeles dhe më pas kanë menduar të organizojnë një udhëtim romantik, gjithashtu Justin  ka vendosur ta suprizojë bashkëshorten e tij me disa dhurata.

Kurse një burim pranë këngëtarit është shprehur:’ Ai nuk ka qënë asnjëherë kaq i lumtur, është shumë i dashuruar  dhe se gjithçka e bukur në jetën e tij i dedikohet Hailey'.