Sevilla gati të blejë kartonin e Andre Silvës nga Milani

Andre Silva do të jetë një futbollist i Sevillas edhe në të ardhmen.

Sulmuesi portugez i cili për momentin luan në formë huazimi te klubi andaluzian do të blihet përfundimisht nga Sevilla.

Paraqitjet e shkëlqyera të Andre Silvas me skuadrën e trajnerit Machin kanë bërë që drejtuesit e Sevillas të binden për të blerë kartonin e bomberit portugez.

Andaluzianët ia kanë bërë tashmë të qartë qëndrimin e tyre drejtuesve të Milanit, duke u bërë të ditur se shumë shpejt do të blejnë në mënyrë përfundimtare kartonin e Andre Silvas për 35 milionë euro.