Chelsea me Manchester United, shkëmbim lojtarësh

Chelsea dëshiron Antoni Martial dhe Maurizio Sarri mund të tentojë që ta joshë Jose Mourinhon duke i ofruar një shkëmbim me Willian në merkaton e janarit.

“Djajtë e Kuq” sapo kanë aktivizuar klauzolën e rinovimit të sulmuesit francez edhe për një vit, pasi ai refuzoi ofertën e fundit të klubit për të firmosur një kontratë të re me 160 mijë paund në javë.

Tani Manchester United është duke përgatitur një mega-ofertë të re prej 45 milionë paundësh për 5 sezone.

Megjithatë, “Sky Sports” zbulon se palët janë ende larg marrëveshjes dhe Chelsea është gati të që hidhet në sulm dhe mund të sakrifikojë një nga yjet e tij në janar për të arritur te 22-vjeçari.