FOTO/ Këngëtarja Maya shkëlqen nga nuri i shtatzënisë

Këngëtarja e mirënjohur e muzikë popullore Maya Alickaj, është një artiste e cila ka bërë për vete publikun e gjërë me zërin e saj të mrekullueshëm.

Maya është duke përjetuar pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë, ku mësohet se tashmë ajo është në muajin e tetë.

Dhe në ditën e fundit të pritjes së ëmbël ajo ka pozuar e veshur me një fustan të bardhë me pupla që i nxjerr në pah barkun e rrumbullakosur dhe ka vendosur një kurorë me lule mbi kokë.

Këngëtarja shkëlqen nga nuri i shtatzënisë, ndërkohë që njërën dorë e mban në barkun e fryrë.