VIDEO/ Protesta e banorëve të Astirit, Policia rrethon parlamentin

 Banorët e Astirit do të vijojnë protestën e tyre sot para Kuvendit të Shqipërisë duke kundërshtuar  me forcë prishjen e banesave të tyre pa marrë më parë një dëmshpërblim me vlerë të plotë për banesat e tyrre, të cilat janë piketuar për t’u prishur nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Ndërkohë që forca të shumta policore kanë rethuar godinen e parlamentit për të qëndruar në gatishmëri në rast se situata mund të precipitojë.

Rreth Parlamentit është krijuar edhe një kordon policie me qëllim ruajtjen e institucionit, pasi në Kuvend sot do të diskutohet buxheti 2019.

“Punonjës në Shqiponjave, policisë dhe FNSH-së janë në terren. Ka një gatishmëri të madhe, duke nisur nga drejtori por edhe nga dy nëndrejtorët e Policisë së Tiranës”  që jajne ne vendin e protestës.