Lopetegui merr një tjetër goditje

Julen Lopetegui duket se nuk shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.

Pasi dështoi në stolin e Realit e Madridit, për të cilin “braktisi” edhe “La Rojan”, spanjolli merr një tjetër goditje në karrierën e tij si trajner.

Sikurse njofton “Sport Illustrated”, spanjolli është refuzuar edhe nga Përfaqësuesja e Amerikës, që po kërkon një trajner me emër për të zëvendësuar Dave Sarachan.

Emri i Lopeteguit ishte dërguar nëpërmjet një ndërmjetësi si alternativë, por që nuk është marrë fare në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit.

Trajneri i SHBA-ve, sipas të gjitha gjasave do të emërohet Gregg Berhalter, aktualisht në krye të pankinës së Columbus Crew.