Bashkitë derdhin paratë për dekorimet e festave, kryeson Fieri

Nisin shpenzimet e larta nga bashkitë e vendit pë dekorimin e qyteteve për festave. Kampione është bashkia e Fierit e drejtuar nga Armando Subashi.

Nga Agjencia e Prokurimit Publik mësohet se bashkia e Fierit ka harxhuar mbi 2/5 milionë lekë për materiale e dekore feste, bashkia e Korçës 800 mijë lekë të reja për blerje “shirita festivë”; bashkia e Shkodrës rreth 330 mijë lekë për fishekzjarrë dhe 199 mijë lekë për dhurata, bashkia e Pogradecit afro 167 mijë lekë, bashkia e Roskovecit rreth 356 mijë lekë për të njëjtën arsye. Edhe në Devoll, bashkia ka shpenzuar 580 mijë lekë për dekorime.