Regan ishte i madh por tani është radha e Donald Trump

A i ka kaluar Ronald Reagan stafetën e Partisë Republikane Donald Trump? Kur e sugjerova disa ditë më parë, kritikët kundërshtuan duke thënë se po ‘blasfemoja’ mbi Gipper-in. Ata thanë se idetë e tij të qeverisjes së kufizuar,  liritë individuale, taksat më të ulëta dhe paqja nëpërmjet forcave të ndryshme,  do të “jetonin përgjithmonë”. Amin për këtë! Po, jam dakort,  idealet e Reganit duhet të jenë gjithmonë “drita udhëzuese” për republikanët. Moderatori radiofonik Mark Levin , tha se Reagan fitoi dy zgjedhje ndërsa Trump deri më tani ka fituar më një diferencë të ngushtë. Levin deklaroi publikisht se Reagan ishte një konservator i vërtetë, dhe Trump është  një ‘turp’.

Por kritikët po injorojnë pikëpamjet e mia. Trump fitoi në shtetet si Michigan, Ohio, Pensilvani dhe Wisconsin, në fitore e rrallë për republikanët. Ai bashkoi në një koalicion klasën punëtore dhe shumë nga demokratët besnikë, gjë që shumë pak nga republikanë,  ishin në gjendje ta bënin,  përfshirë edhe George W. Bush dhe dy fitoret e tij. Ai iu afrua këtyre zgjedhësve me një grup premtimesh politike disi të ndryshme, ashtu si ato të Reagan

Është e vërtetë se shumica e votuesve që iu bashkuan republikave ishin mbështetësit  e vjetër të Reagan. Por unë kam takuar edhe shumë punëtorë sindikatash,  të cilët më thanë se kanë votuar për Trump dhe se kurrë më parë nuk kishin votuar një kandidat republikan. Ata janë demokratët e vërtetë të Donald Trump.  Andy McCarthy ishte i fundit që deklaroi se shumë republikanë do ta kishin mundur Hillary Clinton. Vërtet? A ka ndonjë që vërtetë mendon se Jeb Bush ose John kishin Kasich apo Ted Cruz do të mund të kishin kaluar përmes “Murit Blu” dhe të mundnin Hillarin?

Ndoshta. Por unë dyshoj për këtë.

Qeveria e re e Trump nuk duhet dhe shpresojmë se nuk do t’i hedhë mënjanë politikat e punësimit të Regan. Në shumë fusha të politikës Reagan dhe Trump kanë mbivendosje. Trump dëshiron të ulë taksat, ashtu si edhe Reagan. Trump dëshiron të rigjallërojë ushtrinë amerikane, ashtu si edhe Reagan. Trump dëshiron të marrë plotësisht  kontrollin e vendit, ashtu si edhe Reagan.

Por Trump është më skeptik për marrëveshjet e tregtisë. Ai është i gatshëm të shpenzojë deri në 1 bilion dollarë në projekte të reja për infrastrukturën. Ai do të jetë më pak i hapur ndaj emigracionit sesa Reagan. Por votuesit e 2016-ës ishin pikërisht ata që i kërkuan këto politika. Ata ishin pjesë e “formulës së tij fituese”. Ne nuk mund ta gjykojmë Trump nga standardet e viteve 1980 ,  edhe vetë Reagan mund të kishte qëndrime të ndryshme sot.

Trump u  ka bërë një sërë premtimesh votuesve  dhe partia duhet të mbajë fjalën. Unë nuk jam një “fans” i madh i murit me Meksikën, por nëse kjo e ka ndihmuar Trump të zgjidhet, le ta mbajë fjalën. Le të shpresojmë se do të ndërtojë porta të mëdha për emigrantët ligjorë.

Votuesit do ta japin verdiktin e tyre mbi Trump dhe republikanët në vitin 2018 dhe 2020, në bazë të përpjekjeve që kanë bërë për “të mjerueshmit’’, sic i quajti Clinton mbështetësit e Trump, burrat dhe gratë e harruara të shtresës së mesme. Demokratët i braktisën këta amerikanë duke ndjekur çështjet ekonomike dhe kulturore të së majtës që votuesit duket se i kishin urryer.

Nëse ka humbës në këtë epokë të re, nuk do të jetë konservatorët. Humbësit do të jenë ata nga klasa politike që do të nxitojnë të arratisen nga cdo dalje, pikërisht ata që shkaktuan dalëngadalë për 15 vjet, këtë gjendje katastrofave.

Konservatorët nuk duhet të shqetësohem shumë mbi devijimet e Trump nga politikat e Reganit. Deri tani emërimet e qeverisë dhe prioritetet e politikave të administratës së tij në kanë qenë pothuajse pa të meta.

Ai gjithashtu duke treguar një gatishmëri për të arritur në anën tjetër dhe të shënojë një fitore që do të shmangë paralizën politike. Kjo duejt sikur është marrë nga ‘blloku i shënimeve” të Reagan. Gipper ishte një mjeshtër i strategjive politike, ndoshta edhe më shumë sec ishte një konservator ortodoks. Kjo është mënyra sesi nj lider radhit fitore që të qëndrueshme, një mësim Barack Obama nuk ka e mësuar.

Partia e Trump është një partia që vë amerikanët të  parët. Ai ka mundësi t'i japi fund politikave jopatriotike të së majtëve që gjithmonë i kanë kërkuar falje pjesës tjetër të botës për gabimet e kombit tonë..

Unë nuk jam duke bërë tifo, nj apo shumë gjëra mund tëshkojnë keq , por tashmë është një realitet: Partia Republikane ka lëvizur në një drejtim të ri dhe ka një nunër të madh votuesit që e ndjekin.

Votuesit duket se e dinë se gjëra të mëdha i presin gjatë rrugës. Mjafton të shikoni sa është rritur besueshmëria mes konsumatorëve dhe bizneseve pas fitores së Trump. Dicka me thotë me siguri se Reagan është duke buzëqeshur.

/Fox News – Përshtati Syri.net/