Zhduket djali 14-vjeçar në Vlorë, nëna jep alarmin në Polici

Një tjetër fëmijë është zhdukur. Këtë herë minoreni është zhdukur në |Vlorë dhe denoncimin e bën nëna e tij.

Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se, M. P., vjeçe 44, banuese në Vlorë, ka kallëzuar largimin nga banesa, të djalit të saj S. P., vjeç 14.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 20. 10. 2018, u referuan materialet, për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi shtetasja M. P., vjeçe 44, banuese në Vlorë, ka kallëzuar largimin nga banesa, të djalit të saj S. P., vjeç 14.